Kreu Financa Njoftim më rëndesi për keto kategori. (02.06.2022)

Njoftim më rëndesi për keto kategori. (02.06.2022)

nga Kontabilisti

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, ka njoftuar se dje në ora 16:00 ka përfunduar procesi i aplikimit të fermerëve për pagesa direkete-subvencione. qe ofrohen nga Ministria e Bujqesise.

Ky proces ka filluar me date 26 prill 2022 dhe ka qenë i hapur deri më 25 maj, mirëpo duke e parë fluksin e bujqve të cilët për arsye të njohura nuk e kanë kryer aplikimin, drejtoria kishte dërguar kërkesë zyrtare ne MBPZHR për zgjatje të afatit për aplikim.

“Falënderojmë Ministrin e Bujqësisë z. Faton Peci, i cili ka aprovuar kërkesën tonë, duke zgjatur afatin edhe për 7 ditë kalendarike për aplikim, poashtu falenderojmë stafin e angazhuar në këtë proces”, thuhet në njoftim.

Sipas drejtorisë, numri i bujqve që e kanë kryer aplikimin pranë Drejtorisë së BPZHR-se është 2,978 dhe për dallim nga viti i kaluar, sivjet ka 71 bujq më shumë që kanë aplikuar.

“Krahasuar me vitin e kaluar kemi 71 bujq më shumë. Pas dorëzimit të dosjeve në Ministri, ne do të bëjmë regjistrimin dhe analizën e të dhënave të fermerëve që kane aplikuar dhe në ditët në vazhdim do të prezantojmë një raport detal lidhur me kulturat, sipërfaqet dhe vlerat monetare që do të përfitojnë bujqit e komunës sonë”, thuhet në fund.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni