Kreu Biznes Njoftim me rëndesi për keto kategori të bizneseve nga Qeveria e Kosovës

Njoftim me rëndesi për keto kategori të bizneseve nga Qeveria e Kosovës

nga Kontabilisti

organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave,

ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gj. [Gastronomia]

  1. Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i

gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 25.1 deri 25.3 në

mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me

udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

  1. Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona

përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën

25.1 deri 25.3.

  1. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të

hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e

kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

  1. Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me

Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

  1. Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të

gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç:

37.1 Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:

37.2 Ndërsa paguan porosinë;

37.3 Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti;

37.4 Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

  1. Në rastet nga pika 37.1 deri 37.4 është e obliguar bartja e maskës.
  2. Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në

orën 23:00.

  1. Muzika lejohet vetëm deri në orën 22:00.
  2. Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të

ndryshme të jetë së paku një (1) metër.

  1. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në

distancë së paku një (1) metër.

  1. Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë

më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në

10 m2.

  1. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.
  2. Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.
  3. Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 23:00, pas pajisjes

me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën,

porositë dhe personelin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni