Kreu Ekonomi Njoftim më rëndesi per keto kategori te punetoreve

Njoftim më rëndesi per keto kategori te punetoreve

nga Flamur Berisha

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar se sot sërish do të mbajë grevë, për shkak të mos marrjes së një përgjigje nga ana e Qeverisë për kërkesat e tyre.

Punëtorët shëndetësorë kanë mbajtur grevë edhe më 25 nëntor me kërkesën që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe përkundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që më datë 02.12.2021 e enjte të mbajë grevë 8 orësh pranë institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

FSSHK shton se Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva, dhe në këtë rast kërkojnë mirëkuptim nga ana e popullatës. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni