Kreu Ekonomi Njoftim me rendesi per keto kategori te punetoreve

Njoftim me rendesi per keto kategori te punetoreve

nga Flamur Berisha

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar për media, thuhet se protesta do të fillojë nga ora 11:30 deri në 12:00, me kërkesën për miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës.

“Gjithashtu, paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.  Qeveria e Republikës së Kosovës i ka  premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë, mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur”.

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme, përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni