Kreu Biznes Njoftim më rëndesi për keto kategori te punetoreve nga Qeveria

Njoftim më rëndesi për keto kategori te punetoreve nga Qeveria

nga Kontabilisti

Numër i madh i punëtorëve të ‘Ferronikelit’ protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Me pankarta në duar me mbishkrimet “Nuk duam të jemi në rrugë, por në fabrikë”, “Kryeministër edhe punëtorët e ‘Ferronikelit’ janë Kosovë”, “Na siguroni rrymën, na keni siguruar bukën”, ata kërkuan kthimin e punëtorëve në punë.

Protestuesit tentuan të futen edhe në Kuvendin e Kosovës duke bërë thirrje që deputetët të dalin e të përballen me problemet e tyre.

Në lidhje më këto kërkesa punëtorët e “Ferronikelit” po protestojnë për herë të tretë. Abedin Haxhiu nënkryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit” teksa shtroi kërkesën e tyre për rikthimin në punë nënvizoi që ndërprerja e punës prej 8 nëntorit ka krijuar edhe probleme sociale.

“Nuk po kërkojmë që të na u falet energjia, por po kërkojmë që të na trajtoni si bizneset tjera që konsumojnë këtë resurs energjetik edhe ne jemi kontribuues të barabartë të zhvillimit të vendit dhe kërkojmë të njëjtin standard të vlerësimit. Na mundësoni që t’i rikthehemi vendit të punës dhe të punojmë atje ku na pret mundësia për të ushtruar profesionet tona. Nuk dëshirojmë që me kamerat, mediumet informative të na fokusojnë në rrugë, po në hallkat e prodhimit ku jemi mësuar derdhim djersen dhe mundin tonë. Ndërprerja e punës në kompani ka degjeneruar edhe tjera probleme si ndërprerjen e pagesës së plotë mujore të punëtoreve, krijimin e rasteve sociale”, ka thënë ai.

Para tyre dolën deputetet Ferat Shala e Arben Gashi, ndërsa Mimoza Kusari-Lila ftoj përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtoreve të ‘Ferronikelit’ në takim.

Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës ju ofroi mbështetje, duke premtuar se do të ngrisin zërin për të drejtat e tyre.

Majde ai tha se Qeveria Kurti i ka mundësitë ligjore për t’i ndihmuar por që sic tha ai “nuk ju kanë parë dhe nuk duan të ju shohin”.

“Unë jam politikisht edhe profesionalisht edhe si vendas i juaji me ju për mënyrën më demokratike më të qetë do bëjë të pamundurën që të ngriti zërin me argumentet e arsyes edhe sot edhe nesër edhe në parlament edhe kudo që jam. Kërkoj mirëkuptim por sinqerisht mundësit tona parlamentare janë të kufizuara për shkak të numrit. Këta e kanë mundësinë ligjore, por nuk ju kanë parë dhe nuk duan të ju shohin”, ka thënë ai.

Edhe Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se si parti politike do të mundohen të gjejnë një zgjidhje për punëtorët e “Ferronikelit”.

“Ne si parti politike e përkrahim shqetësimin e juaj edhe do mundohemi me gjet zgjidhjen më përkrah edhe qeverinë me ndonjë zgjidhje ose edhe më kërkua ne zgjidhje për çështjen e juaj. ‘Ferronikeli’ është eksportues I madh dhe duhet të mbrohet, por interesat e punëtorëve që janë mijëra familje të Drenicës duhet me u mbrojt edhe me u përkrah. Brenda hapësirës tonë ne do ta ushtrojmë”, tha ai.

Pas takimit me përfaqësuesit e punëtoreve Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në një konference për medie e cila tha se gjatë dy muajve në vazhdim do bëje të mundshme që të mos ketë ndalesë për ndërmarrjen dhe se shumë shpejt do kthejnë edhe një përgjigje konkrete.

“Dëgjova nga përfaqësuesit e punëtorëve kërkesën që kjo sasi e energjisë elektrike që kërkohet të furnizohet është më e vogël. Ne morën zotimin si grup parlamentar me Qeverinë e Republikës së Kosovës do të shohim modalitet për çfarëdo mundësie të zgjedhjes që të mos ketë probleme dhe ndalesë të vazhdueshme për muajin mars dhe prill për ndërmarrjen[…]Megjithatë përkushtimi ynë është për ekonominë e vendit për punëtorët e ‘Feronikelit’, natyrisht për një qëndrueshmëri dhe një stabilitet. Prandaj jemi dakorduar që shumë shpejt t’i kthejmë një përgjigje konkrete në kërkesat me shkrim të cilat edhe i kemi pranuar”, tha ajo

Ndërsa punëtorët tregojnë se Ferronikel nuk po kërkon që tu falet energjia elektrike dhe se ata kërkojnë që nga KEK-u t’i blejnë deri në 20 MË maksimum që fabrika të kthehet në prodhim. Madje ata thonë se janë në gjendje të paguajnë trefish për blerjen e energjisë.

Kujtojmë që “Ferronikeli” ka ndërprerë prodhimin me 8 nëntor të 2021-ës për shkak të krizës energjetike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni