Kreu Financa Njoftim me rendesi per punetoret e sektorit privat nga ATK (shiko ketu)

Njoftim me rendesi per punetoret e sektorit privat nga ATK (shiko ketu)

nga Kontabilisti

Sipas ATK-së, në pesë muajt e parë të këtij viti, janë identifikuar mbi 2 mijë punëtorë të paregjistruar që punojnë ”në të zezën”.

Raste kur punëtorët marrin guximin ta denoncojnë punëdhënësin e tyre për mosdeklarim të vendit të punës janë tejet të pakëta.

Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, në pesë muajt e parë të këtij viti janë identifikuar mbi 2 mijë punëtorë të paregjistruar.

Ky institucion tash tashmëka krijuar edhe mundësinë përmes aplikacionit në uebfaqen e tyre për të gjithë punëtorët që të verifikojnë online nëse punëdhënësi i tyre i ka deklaruar si të punësuar.

Ndonëse kjo nismë të ATK-së po e mirëpritet, njëkohësisht po cilësohet e mjaftueshme.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekomnomike, Imer Raçi, shprehet skeptik nëse kjo platofrmë do të funksionojë.

Sektori privat ka qenë i përfshirë në një pjesë të madhe të premtimeve të Lëvizjes Vetëvendosje që tani drejton Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte zotuar se qeveria e tij do të rrisë numrin e inspektorëve të punës në drejtim të rritjes së respektimit të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

Deri më tani numri i inspektorëve nuk është rritur, madje ky numër është ulur nga 42 në 38.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni