Kreu Financa Njoftim me rendesi per qytetarë (Shiko ketu)

Njoftim me rendesi per qytetarë (Shiko ketu)

nga Kontabilisti

Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka reaguar pasi disa fermerë kanë deklaruar se kanë pasur pak rendimente nga sipërfaqet e mbjella me grurë.“Nga java e ardhshme do të lansohet numri i telefonit pa pagesë ku të gjithë fermerët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre. Përmes kësaj linje telefonike gjithashtu, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që t’i paraqesin ankesat apo parregullësitë eventuale që mund të ndodhin në teren”.

Peci ka thënë se se në bazë të numrit të aplikuesve, sipërfaqet e mbjellura mbi 2 hektarë me grurë janë 51.282 hektarë.

Ai ka shtuar se fermerë të ndryshëm mund të mos kenë pasur sukses këtë vitë në bujqësi, por kjo sipas tij nuk mund të merret si fakt i të gjithë fermerëve.

Të gjithë ata që përmes deklaratave të tyre po vazhdojnë të shfrytëzojnë mediat duke pohuar të pa-vërtetat se në Kosovë ka vetëm 40 mijë hektarë të mbjellura me grurë; mesiguri një veprim të tillë e bëjnë pasi që veç i kanë paraqitur “faktet” dhe të dhënat paraprakisht në prokurori (ndryshe mendja e shëndoshë nuk e kupton, se dikush mund të konsumojë vepër penale në mënyrë të vetëdishme) sepse kushdo që ka informacione që pretendon se numri i sipërfaqeve është vetëm 40 mijë i bie rreth 11 e 282 hektarë më pak dhe se dikush po tenton të manipulojë, duke dashur që kundërligjshëm të përfitojë më shumë se 5 milionë euro apo saktësisht 5.347.668 euro të taksapaguesve tanë”.

Ai ka thënë se janë duke monitoruar korrje-shirjet nëpër komuna.

“Gjatë javës së kaluar kam vizituar 3 fermerë në 3 rajone të ndryshme të Kosovës.

– I pari ka pasë mesataren 4 mijë kg për hektar;

– I dyti 4 e 400 kg për hektar;

– I treti 5 mijë kg për hektar!

Askush nuk mund të vetë-thirret ‘Zëdhënës i 30,000 fermerëve’ në nivel vendi dhe të flasë në emër të tyre, duke përhapur panikë dhe të pa-vërteta!”

“Gjithashtu, ne si Ministri i analizojmë të dhënat nga komunat nga fushatat e korrje-shirjeve.

Jemi të vetëdijshëm që ka raste individuale ku rendimenti mund të jetë dukshëm më i dobët qoftë për shkak të breshërit apo faktorëve të tjerë, mirëpo rastet më të dobëta në nivel të të gjithë territorit të Republikës së Kosovës nuk mund të merren si të vërteta absolute”.

“Ne, si Qeveri dhe Ministri e Bujqësisë kemi bërë maksimumin e mundur brenda mundësive duke rritur për 216% përkrahjen për grurin, duke përfshirë subvencionim të katërfishtë: për sipërfaqe, rendiment, naftë dhe plehra”.

Me apo pa-vetëdije, diskutimi në këtë frymë pa të dhena të bazuara, paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

“Angazhohem çdo ditë, që çdo cent i taksapaguesve të shkojë ku është i destinuar e që adresë të vetme të ketë bujkun meritor”, ka shkruar tutje Peci./Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni