Kreu Ekonomi Njoftim më rëndesi per qytetaret e Kosoves nga Qeveria Kurti

Njoftim më rëndesi per qytetaret e Kosoves nga Qeveria Kurti

nga Flamur Berisha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot zyrtarisht po fillon një nga proceset më të rëndësishme në drejtësi, ai i vettingut.

Sot është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e koncept-doumentit për procesin e vettingut. Të pranishëm në këtë takim ishin anëtarët e Grupit Punues, njëkohësisht përfaqësues nga institucionet e drejtësisë – Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, institucionet tjera, organizatat e shoqërive civile dhe ekspertë të pavarur të cilët kanë shprehur paraprakisht gatishmërinë për të kontribuuar në këtë drejtim.

“Fatkeqësisht, besimi i publikut në sistemin gjyqësor dhe prokurorial nuk është dëshmuar të jetë në nivelin e pritshmërive. Kjo nuk rëndon vetëm sistemin gjyqësor e prokurorial, por edhe vetë Qeverinë e Republikës së Kosovës e cila është e përkushtuar, me tërë fuqinë e saj, ndaj realizimit të plotë të të drejtave të qytetarëve, ashtu si u janë garantuar me Kushtetutë dhe me ligjet e Republikës së Kosovës”, shtoi ministrja Haxhiu.

Këtë takim, ministrja e cilësoi si simbol të nisjes së ndryshimeve pozitive brenda sistemit të drejtësisë, dhe inkurajoi të gjithë që të përkushtohemi më tërë kapacitetet që të lëmë trashëgimi të duhur atyre që vijnë pas nesh, e po ashtu të kthejmë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Tutje në takim, është bërë prezantimi i strukturës përmbajtjesore të koncept-dokumentit dhe gjithashtu planit fillestar të punës nga z. Lulzim Beqiri – Kryesues i Grupit Punues, e cila pritët të përfundohet brenda 4 muajve.

Në anën tjetër të pranishmit në takim, përfaqësues nga institucionet dhe shoqëria civile, shprehen vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe kontribuuar në këtë proces të rëndësishëm reformues në sistemin e drejtësisë.

Në fund të takimit, anëtarët e Grupit Punues, u dakorduan rreth planit të punës dhe formatin mbi bazën e të cilit do të përgatitet ky Koncept Dokument si dhe fazat nëpër të cilat do të kaloj deri në miratimin e tij në Qeveri.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni