Kreu Ekonomi Njoftim nga ATK – Zgjatet afati per deklarimin dhe pagesen e tatimeve si dhe deklarimin e pasqyrae financiare

Njoftim nga ATK – Zgjatet afati per deklarimin dhe pagesen e tatimeve si dhe deklarimin e pasqyrae financiare

nga Flamur Berisha

Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet, për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore sipas tabelës së bashkangjitur.Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.

𝑨𝑻𝑲 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒑𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒖𝒋𝒅𝒆𝒔𝒊𝒏 𝒆 𝒗𝒂𝒛𝒉𝒅𝒖𝒆𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆!Administrata Tatimore e Kosovës

Ju gjithashtu mund të pëlqeni