Kreu Ekonomi Njoftim nga BE rreth listes perfituese te Pakos se Rimekembjes Ekonomike

Njoftim nga BE rreth listes perfituese te Pakos se Rimekembjes Ekonomike

nga Flamur Berisha

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog e ka quajtur vendim të duhur publikimin e listës së bizneseve që kanë përfituar më së shumti nga Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Szunyog përmes një postimi në Twitter, ka thënë se e mbështet vendimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili bëri publike këtë listë.

Ai e ka quajtur si hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies.

“Mbështes vendimin e Hekuran Muratit për publikimin e listës me 50 përfituesit më të mëdhenj të fondeve publike të Kosovës. Një hap pozitiv drejt transparencës dhe llogaridhënies. Ky është një kusht me të cilin BE-ja u pajtua me Kosovën kur u nënshkrua marrëveshja e huasë për ndihmë makro financiare prej 100 milionë eurosh”, ka shkruar Szunyog.

Shefi i BE-së, më tej ka thënë  se masat ndihmëse duhet t’i kenë në fokus audiencat e duhura, të jenë të mirëdizajnuara dhe të jenë transparente.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni