Kreu Ekonomi Njoftim nga departamenti me rendesi i Ministrise se Financave (09.11.2021)

Njoftim nga departamenti me rendesi i Ministrise se Financave (09.11.2021)

nga Flamur Berisha

Prishtinë – 09 nëntor 2021

Departamenti i Politikave Ekonomike, Publike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar Financiar në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve ka mbajtur sot ligjëratë me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë, me temën “Ndikimet ekonomike të pandemisë COVID-19 në Kosovë”.

Ligjërata është mbajtur për studentët e lëndës së financave publike, me ç’rast udhëheqësja e divizionit të Makroekonomisë, Esida Bujupi ka bërë prezantimin mbi rolin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, konkretisht përgjegjësitë e Divizionit të Makroekonomisë për politika makroekonomike, si dhe performancën e ekonomisë përgjatë 2020 dhe 2021.Studentët pjesëmarrës në këtë ligjëratë bashkë me ligjëruesen diskutuan për pasigurinë e lartë në fillimin e pandemisë, sfidat kryesore në parashikim dhe politikbërje, si dhe reagimin përmes politikave.

Ata gjithashtu ranë dakord që rreziqet/tronditjet e papritura të jashtme mund të krijojnë sfida të konsiderueshme fiskale dhe të qeverisjes, por se financat e qëndrueshme publike janë thelbësore për një rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë.

Ligjërata e mbajtur në Universitetin Amerikan është organizuar nga Universiteti Amerikan në Kosovë, Divizioni i Makroekonomisë në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve mbështetur nga Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.Që nga qershori i këtij viti, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar të mbajë ligjërata në universitetet private dhe publike në Kosovë për të zgjeruar njohuritë e ekonomistëve të ardhshëm, si dhe për të rritur ndërveprimin e politikbërjes publike me akademinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni