Kreu Ekonomi Njoftim nga Dogana e Kosoves. (Shiko ketu)

Njoftim nga Dogana e Kosoves. (Shiko ketu)

nga Kontabilisti

Një oficer doganor është larguar sot nga puna për shkak se ka keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar.

Për këtë ka njoftuar Dogana e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ku kanë thënë se oficeri doganor ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik.

Sipas Doganës, provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Vërmicë janë të qarta dhe të njëjtat kanë çuar deri në largimin e oficerit nga puna.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët tonë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës gjithashtu ka ftuar qytetarët që të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Dogana e Kosovës rishtazi ka lansuar aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, qe synojmë ti zgjerojmë ne te ardhmen, me qëllim të shërbimit të qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni