Kreu Ekonomi Njoftim nga Komuna e Prishtines rreth pagesave per qytetaret qe kane qene te infektuar me COVID-19

Njoftim nga Komuna e Prishtines rreth pagesave per qytetaret qe kane qene te infektuar me COVID-19

nga Flamur Berisha

Komuna e Prishtinës deri tani ka rimbursuar me nga 50 ose 100 euro, 7 mijë e 930 persona, ndihmë në kuadër të pakos për qytetarët e infektuar me Covid-9.

“7930 persona deri tashti janë rimbursuar me 50 ose 100 euro nga Komuna e Prishtinës deri më 18 shkurt”, thuhet në përgjigjen e komunës për IndeksOninen.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës bën me dije se janë edhe 1 mijë e 884 persona në pritje të disbursimit të mjeteve.

Sipas të dhënave për shumën e sipërpërmendur kanë aplikuar 22 mijë e 600 persona.

“22.600 persona deri tani në total kanë aplikuar. Nga këta – 19.781 janë nën moshën 65 vjeç dhe 2.819 janë prej moshës 65 vjeç e më shumë”.

Ndërkohë që shuma totale e disturbuar deri tashti është 467 mijë e 100 euro.

Do përmendur faktin se përgjatë 24-orëve të fundit në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 gjithsej 233 raste./IndeksOnline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website