Kreu Ekonomi Njoftim nga Ministri i Ekonomise Muharrem Nitaj per keto biznese

Njoftim nga Ministri i Ekonomise Muharrem Nitaj per keto biznese

nga Flamur Berisha

Ministri në detyrë i Ekonomisë edhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka kërkuar që tenderi i shpallur nga Agjencia për Efiçiencë të Energjisë, për ndriçim publik në 23 komuna, të zhvillohet sipas proceduarave të rregullta.

Ministri Nitaj ka kërkuar që kjo procedurë të mos shkojë me procedurë të përshpejtuar, pasi nuk ka arsye për një veprim të tillë.

“Agjencia për Efiçiencë të Energjisë ka hapur tender për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë për ndriçimin publik në 23 komuna dhe kjo me procedurë të përshpejtuar”.

“Megjithëse në arsyetimin e Njësisë kërkuese thuhet se “Hapja e tenderit është bërë me afat të shkurtuar të dorëzimit të ofertave, meqenëse projekti në fjalë do të jetë bashkëfinancim me komuna dhe jemi përballë pandemisë COVID-19, e ku buxheti i donatorëve të komunave do të duhet të kryhet brenda vitit fiscal”, unë si ministër nuk shoh asnjë arsye valide që tenderi të hapet me afate të përshpejtuara, prandaj kam kërkuar edhe zyrtarisht që ky proces të zhvillohet sipas procedurave të rregullta”, ka shkruar Nitaj.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni