Kreu Biznes Njoftim nga Ministria e Ekonomise (05.06.2021)

Njoftim nga Ministria e Ekonomise (05.06.2021)

nga Flamur Berisha

Bordi i përkohshëm i emëruar para pak ditësh nga Qeveria Kurti ka shkarkuar kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Hysen Nikçi.

Nikçi nuk është pajtuar me vendimin e Bordit, duke e quajtur atë hakmarrje nga drejtuesit e kompanisë.

Madje ai ka paralajmëruar edhe padi kundër këtij vendimi.

“Me datën 3 qershor në mbrëmje kam marrë përmes e-mailit një vendim që Bordi i përkohshëm merr vendim për anulim të konkursit. Andaj këtë vendim e konsideroj si hakmarrje nga kryesuesi i bordit të përkohshëm për katandisje e Infrakosit.“Këtë ua argumentoj edhe me shkresa. Unë besoj në qëllimin e depolitizimin e ndërmarrjes tonë. Do të ushtrojë padi në organe kompetente ndaj kompanisë Infrakos” ka thënë ai, raporton EkonomiaOnline.

Tutje ai shtoi se nuk ka ndodhur asnjë keqpërdorim prej se ka marrë drejtimin e Infrakos duke thënë se shkarkimi i tij ka një prapavijë.0SHARESShare

Ju gjithashtu mund të pëlqeni