Kreu Financa Njoftim nga Ministria e Financanve (Afati per aplikim eshte 29 Prill 2022)

Njoftim nga Ministria e Financanve (Afati per aplikim eshte 29 Prill 2022)

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 29 prill 2022 do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit shtatë vjeçar të emetuar paraprakisht më 30 prill 2021.

Vlera e emetuar do të jetë 20 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni