Kreu Ekonomi Njoftim nga Ministria e Financave, Afati per aplikim është 25 shkurt 2021 (Dokument)

Njoftim nga Ministria e Financave, Afati per aplikim është 25 shkurt 2021 (Dokument)

nga Flamur Berisha

𝗠𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘀𝗵𝗸𝘂𝗿𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟭 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗺𝗯𝗮𝗵𝗲𝘁 𝗮𝗻𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶 𝗶 𝘁𝗿𝗲𝘁𝗲̈ 𝗶 𝗟𝗲𝘁𝗿𝗮𝘃𝗲 𝗺𝗲 𝗩𝗹𝗲𝗿𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟭

Prishtinë – 18 shkurt 2021
Ministria e Financave njofton se më 25 shkurt 2021 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 15 milion euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni