Kreu Financa Njoftim nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

Njoftim nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve

nga Kontabilisti

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 29 shtator 2022 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2022.ADVERTISING

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro, përcjell Telegrafi.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni