Kreu Ekonomi Njoftim nga Ministria e Punes dhe Ministria Shendetsise ne lidhje me largimin nga puna te ketyre punetoreve!

Njoftim nga Ministria e Punes dhe Ministria Shendetsise ne lidhje me largimin nga puna te ketyre punetoreve!

nga Flamur Berisha

Ministria e Shëndetësisë nuk i ka ftuar të gjithë punëtorët mbështetës gjatë janarit për të punuar gjatë pandemisë, të cilët kishin nënshkruar kontratë me këtë institucion si dhe me Ministrinë e Punës. Kjo e fundit e ka ndërprerë marrëveshjen, ndërsa MSH gjatë ditës së djeshme i ka larguar nga puna 70 punëtorë që ishin punësuar me këtë marrëveshje Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës në bazë të një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar, në janar 2021 kanë punësuar 70 praktikantë me kontratë 6 mujore, si punëtorë mbështetës gjatë pandemisë për institucionet vartëse të MSH-së, shkruan Gazeta Shneta.

Ndonëse kishin nënshkruar kontrata, MSH nuk i kishte ftuar të gjithë të punonin. Mbi 30 prej tyre kishin vazhduar të rrinin në shtëpi, ndërsa kontratat e tyre ishin në fuqi.

Nga kjo marrëveshje MSH e kishte marr përsipër t’i paguante praktikantët me nga 80 euro në muaj, ndërsa Ministria e Punës me nga 160 euro në muaj hpër secilin.

Por më 18 mars në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kishte njoftuar për ndërprerjen e marrëveshjes. Arsye për këtë vendim ishte se MSH nuk i kishte sistemuar të gjithë praktikantët në punë. Kjo është pranuar edhe nga vet zyrtarët e MSH-së.

“Nga data 05/01/2021 janë sistemuar 35 praktikantë në Administratën Qendrore të MSH, QKTGJ; FSSH dhe Inspektorate, ndërsa nga data 05/03/2021, janë sistemuar edhe 33 të tjerë në SHSKUK, ndërsa, dy prej tyre ka rezultuar se janë të punësuar”.

“Me datë 18/03/2021, MPMS, përmes postës elektronike ka njoftuar SP të MSh-së se ndërpresin marrëveshjen me MSh, ndërsa një nga arsyet ka qene se marrëveshja nuk është realizuar plotësisht pasi qe pothuajse gjysma e praktikanteve nuk është arritur të sistemohen nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni