Kreu Ekonomi Njoftim nga Ministria e Shendetsise, keto jane komunat ne zone te kuqe

Njoftim nga Ministria e Shendetsise, keto jane komunat ne zone te kuqe

nga Flamur Berisha

Ndryshon kategorizimi nëpër zona, 14 komuna në zonë të kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë katergorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Me kategorizimin e ri, nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë këto 14 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni