Kreu Financa Njoftim nga Ministria e Tregtise rreth qmimeve te derivateve

Njoftim nga Ministria e Tregtise rreth qmimeve te derivateve

nga Kontabilisti

Qeveria Kurti ka prioritet mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen e bizneseve vendore përmes rregullimit të tregut tonë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me masat dhe veprimet e ndërmarra kundrejt rritjes së çmimeve në sektorin e naftës, ka dhënë efekte të menjëhershme dhe rezultate pozitive për qytetarët tanë.

Prandaj, masat në vijim për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, do të merren sipas evidencës së inspektimeve me gjetje nga Inspektorati i Tregut në nivel qendror dhe komunal në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe në komunikim e konsultim të afërt me Doganën e Kosovës, Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe me konsumatorët.

Ne jemi të përkushtuar që në tregun e Republikës së Kosovës të kemi karburante cilësore, konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të konsumatorit, me synim të ruajtjes së sigurisë shtetërore, shëndetit publik dhe mjedisit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni