Kreu Biznes Njoftim nga përfaqesuesit e bizneseve të Kosovës

Njoftim nga përfaqesuesit e bizneseve të Kosovës

nga Flamur Berisha

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga data 26 gusht e vitit të kaluar kur ka hyrë në fuqi ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19dhe deri më 1 qershor të këtij viti, ka shqiptuar më shumë se 205 mijë gjoba për mos zbatimin e masave kufizuese.

Të prekur nga gjobat, një pjesë e bizneseve private në Kosovë po kërkojnë faljen e tyre si një mundësi për të mbështetur rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë.

Fatos Mexhuani që udhëheq një kafene në Prishtinë dhe njëherësh është pjesë e shoqatës për mbrojtjen e bareve dhe restoranteve thotë se falja e gjobave do të ndihmonte këtë sektor që mbetet më i godituri nga masat kufizuese.

“Në të kundërtën nëse këto mbesin do të jenë barrë shumë e madhe për bizneset dhe qytetarët duke e ditur që shteti neve nuk ka mundur dhe nuk mundet tutje të na ndihmojë kjo do të ishte një lehtësim shumë i madh”, thotë ai.

Mexhuani thotë se bizneset po përballen me vështirësi financiare për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj kreditorëve.

“Nga fillimi i pandemisë edhe kur janë konfirmuar rastet e para ne kemi qenë të mbyllur total dy muaj pastaj kemi pasur pengesa me orare të ndryshme pastaj kemi pasur rregulla brenda lokalit të mos punojmë, terrasa me numër të caktuar të klientëve dhe një shifër e madhe për biznesin diku milionëshe që janë humbur po ashtu vende të punës që janë humbur”, tha ai.

Falja e gjobave ndaj bizneseve të prekura nga situata me COVID-19 pritet të jetë pjesë e një interpelance në parlamentin e Kosovës e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë.

Kjo nismë po përkrahet nga Oda e Afarizmit e Kosovës. Qëndresa Ibrahimi nga kjo odë tërheq vërejtjen edhe tek paqartësia e masave kundër COVID-19.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni