Kreu Biznes Njoftim nga Qeveria e Kosoves per keto ndermarrje!

Njoftim nga Qeveria e Kosoves per keto ndermarrje!

nga Flamur Berisha

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Amandamentimit 1, të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”. Amandamentimi 1 i siguron Kosovës një shtesë prej 25 milionë euro të kredisë së nënshkruar më herët, dhe shuma totale e kredisë tash është 60 milionë euro.

Me katër vendime të veçanta, Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të Drejtorëve në katër Ndërmarrje Publike:

–         Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të  Ndërmarrjes Publike “Trepça” Sh. A. në përbërje:

1.      Bahri Hyseni, kryesues;

2.      Hekuran Nikçi, anëtar;

3.      Shyqri Kelmendi, anëtar;

4.      Alban Krasniqi, anëtar;

5.      Shyqyri Sadiku, anëtar.

–         Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të      Ndërmarrjes “Korporata Energjetike e Kosovës/KEK” Sh. A:

1.      Rrezarta Pllana, kryesues;

2.      Bezad Halilaj, anëtar;

3.      Merita Kasapolli, anëtare;

4.      Arbnorë Pula, anëtare.

–         Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të  Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës” Sh. A:

1.      Safije Beseni, kryesuese;

2.      Sebahate Krasniqi, anëtare;

3.      Genc Rama, anëtar;

4.      Naim Haliti, anëtar.

–         Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh. A:

1.      Enis Berisha, kryesues;

2.      Ardita Salihu, anëtare;

3.      Fitnese Ismajli, anëtare;

4.      Afrim Mehmetaj, anëtar.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për Ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit në këtë përbërje:

1.      Hasnije Ilazi;

2.      Gëzim Tosuni;

3.      Krenare Pireva Nuçi;

4.      Seb Bytyçi;

5.      Alison Felce;

6.      Cassie L. Barnhardt;

7.      Werner J. Stuber.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit zgjedhen për mandat 5 vjeçar dhe fillojnë mandatin ditën e ratifikimit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.  

Ju gjithashtu mund të pëlqeni