Kreu Ekonomi Njoftim nga Qeveria për këto kategori të Punetorëve

Njoftim nga Qeveria për këto kategori të Punetorëve

nga Flamur Berisha

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u miratua kërkesa Ministrisë së Drejtësisë që në listën e zyrtarëve publik që deklarojnë pasurinë, të hyjnë në këtë mes edhe mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve publike.

“Me këtë projektligj përmbyllet pako anti korrupsion. Ky projektligj mundëson deklarimin e pasurisë online.  Të dhënat do të jenë lehtësisht të regjistrueshme edhe në institucionet e tjera. Është bërë kategorizim i ri i zyrtarëve për deklarim të pasurisë. Në kategorinë e zyrtarëve publik janë shtuar mjekët e licencuar dhe profesorët e universiteteve publike’, tha zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Paraprakisht, në këtë mbledhje u miratua edhe projektligji për kompensimin e Viktimave të Krimit.

Zëvendësministri Sallahu tha se ky projektligj ka për qëllim ta rregulloj programin për kompensimin e viktimave te krimit.

“Ky projektligj ka parapa dispozita për funksionalizim të programit. Zgjatja e afatit të aplikimit sepse afatet ligjore janë shumë të shkurtra, ridefinimi i llojeve të dëmeve të kompensueshme dhe shumave të kompensimeve, janë shqyrtuar lartësitë e kompensimeve”, tha Sallahu.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni