Kreu Ekonomi Njoftim per biznese nga Administrata Tatimire e Kosoves

Njoftim per biznese nga Administrata Tatimire e Kosoves

nga Flamur Berisha

𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀 – 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐧𝐬𝐢𝐯𝐞

Intensiteti i aktiviteteve të ATK-së është rritur dukshëm për muajin e parë të këtij viti, deri me datë 31 janar janë kryer 3, 355 vizita tek bizneset, ku si rezultat i tyre janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektoret tatimor në teren. Po ashtu, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro.

Përveç vizitave, inspektorët tatimor kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut. Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milion euro.

ATK do të vazhdoj me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore, andaj i bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me Legjislacionin Tatimor në fuqi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni