Kreu Financa Njoftim për biznese nga Ministria e Financave (Sqarim)

Njoftim për biznese nga Ministria e Financave (Sqarim)

nga Flamur Berisha

Të gjitha kompanitë të cilat u ofrojnë kontrata 1 vjeçare gjatë kohës së pandemisë punëtoreve të cilët më parë nuk i kanë pasur të regjistruar nuk do të ndëshkohen.

Kështu të paktën ka deklaruar mbrëmë Ministri i Financave dhe Transefereve, Hekuran Murati.

Murati ka thënë se është dezinformuar opinioni se në rast se i regjistrojnë punëtoret më vonë do të ndëshkohen

Është dezinfomu opinioni që mos i lajmëroni punëtoret se me pas keni me u dënu, bizneset e kanë  mundësinë që ti pajisin  punëtoret me kontrata 1 vjeçare dhe jemi në rregull edhe ata do të përfitojnë nga skema”, ka deklaruar ministri në një debat televiziv.

Murati shtoj se masa e Qeverisë nuk synon ti dënoje bizneset por synon të ju dalë në ndihmë dhe formalizim të bizneseve.

Kjo mundësi u është ofruar bizneseve nga Qeveria e Republikës së  Kosovës me qëllim që të stimulimit të punësimit dhe formalitetit.

Punëtoret të cilët pajisen me kontrata 1 vjeçare gjatë periudhës së pandemisë kanë mundësi të përfitojnë nga pako emergjente fiskale e miratuar nga Qeveria.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni