Kreu Biznes Njoftim per biznese qe në pronesi të tyre udhehiqen nga gratë

Njoftim per biznese qe në pronesi të tyre udhehiqen nga gratë

nga Flamur Berisha

NJOFTIM PËR MEDIA

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), i njofton mediat se nesër do të bëhet hapja e Panairit “Gratë në Biznes”, në të cilin do të marrin pjesë biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.

Ceremoninë e hapjes së këtij panairi do ta bëjë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.Përveç promovimit të bizneseve, shoqatave të udhëhequra nga gratë dhe produkteve që këto biznese ofrojnë në fushat e tyre përkatëse, ky panair ka për qëllim edhe inkurajimin e ndërmarrësisë dhe rrjetëzimin e grave ndërmarrëse, për të bërë sa më të madhe fuqizimin e tyre në shoqëri dhe në biznes.

Panairi “Gratë në Biznes” do të jetë i hapur nga datat: 02, 03, 04 dhjetor 2021, duke filluar në ora 09:00 e deri në ora 18:00, ku qytetarët do të mund të blejnë produktet e ekspozuara dhe njëkohësisht të njihen më për së afërmi edhe me cilësinë e këtyre produkteve.Hapja e panairit do të bëhet:Datë: 02.12.2021,Koha: 11:00h,Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni