Kreu Ekonomi Njoftim për bizneset nga ATK-ja

Njoftim për bizneset nga ATK-ja

nga Flamur Berisha

Administrata Tatimore e Kosovës u ka rikujtuar sot qytetarëve kosovarë, dhe atyre të cilët posedojnë biznese e që kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve që do të mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.

Sipas njoftimit të bërë kohë më parë nga ATK-ja, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse:• Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit;• Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;• Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin.Ndryshe, heqja e ndëshkimeve për tatimpaguesit të cilët paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, do të bëhet në mënyrë automatike nga ATK, pra tatimpaguesi nuk obligohet të aplikoj për heqje të ndëshkimeve.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë i ATK-së nga 1 shkurti 2021:𝗡𝗷𝗼𝗳𝘁𝗶𝗺 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗮𝘁𝗶𝗺𝗽𝗮𝗴𝘂𝗲𝘀 – 𝗣𝗮𝗴𝘂𝗮𝗷 𝘁𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗯𝗮𝘇𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗶𝗻𝘁𝗲𝗿𝗲𝘀𝗶𝗻, 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗶𝘁𝗼 𝗻𝗴𝗮 𝘀𝗵𝗹𝘆𝗲𝗿𝗷𝗮 𝗲 𝗻𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝗸𝗶𝗺𝗲𝘃𝗲!

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit.Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.Pra, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse:
• Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit;• Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;
• Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin.Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 30 qershor 2021, do të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve.Heqja e ndëshkimeve për tatimpaguesit të cilët paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, do të bëhet në mënyrë automatike nga ATK, pra tatimpaguesi nuk obligohet të aplikoj për heqje të ndëshkimeve. /Buletini Ekonomik/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni