Kreu Financa Njoftim për keto biznese – 08.08.2022

Njoftim për keto biznese – 08.08.2022

nga Kontabilisti

Sot kur hyn në fuqi ngritja e sërishme e çmimit të çimentos, përfaqësues të bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit që po përballen me këto rritje do të protestojnë para kompanisë Sharr Cem.

Protesta do të fillojë në ora 10:00, ku bizneset në fjalë do të kundërshtojnë ngritjen e çmimit të çimentos, ndërsa ishte paralajmëruar të shtunën, pas një takimi urgjent në kuadër të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Përball kësaj situate, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar që të ndërmerren masa të menjëhershme nga ana e institucioneve të vendit, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, ndërsa bizneset që preken nga këto çmime kanë paralajmëruar edhe hapa të tjerë në rast të mos reflektimit nga kompania e çimentos Sharr Cem.

“Ngritja e serishme të çmimit të çimentos për 17.81 euro/tonelata (duke përfshirë TVSH-në) që do të hyjë në fuqi nga data 08.08.2022, është ngritja e tretë e çmimit të çimentos në vitin 2022. Ngritja e shpeshtë e çmimit, pa paralajmërim paraprak dhe në afat shumë të shkurtër, e mungesa e arsyetimit përmbajtjesor për këto ngritje, po shkakton shumë sfida në operimin e bizneseve të sektorit të prodhuesve të betonit dhe përmbushjen e kontratave që këta të fundit kanë me klientët e bashkëpunëtorët. Si arsyetim për këto ngritje, nga ana e Sharr Cem konsiderohet të jetë rritja e çmimit të energjisë, e cila nga ana e prodhuesve të betonit gjithashtu konsiderohet si argument i pamjaftueshëm dhe i papranueshëm”, thuhet në komunikatën e DTI-së. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni