Kreu Biznes Njoftim për keto kategori të bizneseve

Njoftim për keto kategori të bizneseve

nga Kontabilisti

Për të shtunën e dytë me radhë, policia ka rrethuar kafiteritë në Prishtinë, duke shtuar kështu kontrollet madje në disa nga to edhe duke ndërprerë funksionimin e tyre, shkruan Gazeta Metro.


Sonte forca të mëdha të policisë janë parë në ‘’Rrugën B’’ në Prishtinë pranë lokaleve që gjenden aty.

Madje policia ka nxjerrur jashtë klientët, dhe mbyllur disa nga kafiteritë anipse ora policore fillon nga ora 23:00. 

Përveç kësaj në vend gjendja me pandeminë në Kosovë vazhdon të jetë e qetë, e nuk paraqet situatë alarmante.

Këto lokale por edhe pika të tjera në Prishtinë kohëve të fundit janë frekuentuar nga policia e cila ka kufizuar apo ndërprerë punën e tyre.

E këto kontrolle vinë sipas urdhërave të ministrisë së Brendshme, e  të cilat vazhdimisht po shtohen.

Kujtojmë se Shoqata e Gastronomëve në vazhdimësi është ankuar se nuk janë përkrahur nga Qeveria financiarisht pavarësisht krizës së madhe që ka kapluar ata gjatë pandemisë.

E së fundmi Qeveria pati vendosur që nga 1 janari TVSH-ja për hotele dhe gastronomi të rikthehet në 18 përqind. 

Ky vendim është pritur me kritika të ashpra nga kjo Shoqatë e cila pati thënë se  e rrezikon jashtëzakonisht gjendjen ekonomike të industrisë./gazetametro.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni