Kreu Ekonomi Njoftim per keto kategori te punetoreve nga ATK!

Njoftim per keto kategori te punetoreve nga ATK!

nga Flamur Berisha

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marrë për bazë kërkesat e tyre, sot do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatmipaguesit.

Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.

Ky është njoftimi i tyre i plotë:

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjes së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.

Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:
1.Krijimi i kushteve të punës;
2.Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;
3.Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin nr. 04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë, Ligjin për Greva nr.03/L-200, si dhe duke u bazuar në Statutin e SHSPATK-së. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni