Kreu Ekonomi Njoftim per perfituesit e grandeve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

Njoftim per perfituesit e grandeve nga Ministria e Zhvillimit Rajonal

nga Flamur Berisha

MZHR mban ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 32 përfitues të Projekt – Propozimeve të OJQ-ve

Sot me datë 02.04.2021, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave me përfituesit e projekt – propozimeve të organizatave të shoqërisë civile – OJQ-ve, të Thirrjes së MZHR-së të datës 11.02.2021.

Ceremoninë e hapi Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka dhe zv.Sekretari i Përgjithshëm z.Besim Kamberaj, të cilët i uruan përfituesit për projekt –propozimet e tyre duke ju dëshiruar bashkëpunim dhe implementim të suksesshëm të projekteve.

Ministri i MZHR-së nënshkruajti kontratat me 32 përfitues të Projekt – Propozimeve të OJQ-ve për avancimin e Zhvillimit Socio-Ekonomik Rajonal të Balancuar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni