Kreu Ekonomi Njoftim për punëtoret e Sektorit Privat!

Njoftim për punëtoret e Sektorit Privat!

nga Flamur Berisha

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat kanë  njoftuar se nesër do të protestojnë për shkak të gjendjes siç e kanë quajtur ata të rëndë, të punëtorëve në sektorin privat.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 1 Maj, ditës ndërkombëtare  të punëtorëve , SPSP e Kosovës, nga ora 11:00 deri në ora 11:30 do të protestoj për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Protesta fillon nga sheshi Zahir Pajazitit për të vazhduar gjer të Teatri Kombëtar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që nesër është 1 Maji, Dita e Punëtorëve.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni