Kreu Financa Njoftim për qytetarër nga KEDS. (Tregohet se me qfar qmimi do faturoheni)

Njoftim për qytetarër nga KEDS. (Tregohet se me qfar qmimi do faturoheni)

nga Kontabilisti

KESCO ka bërë të ditur se pas vendimit të Gjykatës Supreme do të vazhdojë t’i faturojë qytetarët me tarifa të shtrenjta, sipas vendimit të ZRRE-së, që e mori më 8 shkurt.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore për pezullimin e tarifave të rrymës, qytetarët për dy muaj nuk ishin saktë të informuar se sa do të paguanin.

Por kjo nuk do të ndodhë edhe në muajin e tretë, pasi që Gjykata Supreme vendosi në favor të ZRRE-së, duke rrëzuar vendimet e Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit.

E se këtë muaj do të përdoren tarifat e shtrenjta, e konfirmuan edhe nga KESCO.

Këtë lajm qytetarët e morën menjëherë dhe thonë se çdo vendim gjykate duhet të respektohet.

Edhe pse kjo ka rënduar fort xhepin e tyre.

Këtë çështje nga afër e përcolli vazhdimisht edhe kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala.

Ai thotë se ky vendim është shumë i padrejtë.

Ndryshe nga Shala, që nuk e komentoi vendimin e Gjykatës Supreme, veproi partia e tij. Nëpërmjet një konference me gazetarë, zyrtarë të PDK-së thanë se rastin do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

/buletini ekonomik/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni