Kreu Ekonomi Njoftim per tatimpagues nga Administrata Tatimore e Kosoves

Njoftim per tatimpagues nga Administrata Tatimore e Kosoves

nga Flamur Berisha

📢𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐨 𝐏𝐚𝐬𝐪𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐒𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢𝐭 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐨𝐧𝐢𝐤 – 𝐄𝐃𝐈!

📎Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 15.03.2021, përmes Sistemit Elektronik EDI mundësohet deklarimi i Pasqyrave Financiare, ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

🌐Shërbimi i ri elektronik, gjegjësisht deklarimi i Pasqyrave Financiare përmes Sistemit Elektronik EDI, do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare ta bëni në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK.

📊Obligues për të deklaruar Pasqyrat Financiare, janë të gjithë tatimpaguesit, ashtu siç janë të kategorizuar me Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

📝Pasqyrat Financiare, për qëllime të ATK-së do të deklarohen në periudhën dhe afatin kur dorëzohet edhe Deklarata Vjetore për Tatim në të Ardhura Personale / Korporatave, pra nga data 01 janar deri me 31 mars të vitit pasues për vitin paraprak.

📕Lidhur me plotësimin e Pasqyrave Financiare, tatimpaguesit, kanë mundësinë që ti referohen udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI, gjegjësisht në menynë “Ndihmë”.

📍𝑨𝑻𝑲 𝒎𝒃𝒂𝒏 𝒑𝒓𝒆𝒎𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒑𝒆̈𝒓 𝒌𝒖𝒋𝒅𝒆𝒔𝒊𝒏 𝒆 𝒗𝒂𝒛𝒉𝒅𝒖𝒆𝒔𝒉𝒆̈𝒎 𝒏𝒅𝒂𝒋 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆!

𝗔𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗮 𝗧𝗮𝘁𝗶𝗺𝗼𝗿𝗲 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀

Ju gjithashtu mund të pëlqeni