Kreu Ekonomi Njoftim për të gjithë pronarët e ndërmarrjeve të vendosura në procesin e likuidimit

Njoftim për të gjithë pronarët e ndërmarrjeve të vendosura në procesin e likuidimit

nga Flamur Berisha

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka lëshuar një njoftim për ndërmarrjet e listuara në procesin e likuidimit.

Në këtë komunikatë, AKP ka njoftuar se bordi i Drejtorëve ka vendosur ndërmarrjet e listuara në procesin e likuidimit

Çdo person apo person juridik i cili pretendon se ka të drejtë kërkese dhe/apo interesi ndaj këtyre ndërmarrjeve apo aseteve të ndërmarrjes duhet të parashtroj Dëshminë e Kërkesës dhe/apo Dëshminë e Interesit sipas nenit 7 dhe nenit 23 të Shtojcës të Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në.

Për më shumë informata për secilën ndërmarrje apo aset dhe afatit për parashtrimin Dëshmisë së Kërkesës dhe/apo Dëshmisë së interesit, vizitoni faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe klikoni në njoftimet individuale në shtegjet e mëposhtme:

Shtegu në gjuhën shqipe: http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,57.

Shtegu në gjuhën serbe: http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,57.

Shtegu ne gjuhen angleze: http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,57.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni