Kreu Ekonomi Njoftim shum më rëndesi rreth Projektligjit për Paga

Njoftim shum më rëndesi rreth Projektligjit për Paga

nga Kontabilisti

Projektligji për Paga të Sektorit Publik më 15 shtator kishte dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët kanë pasur mundësinë që të japin mendimet e tyre për 15 ditë pune.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pati thënë se konsultimi publik do të jetë deri më 6 tetor.

“Për 3 javë nga sot, të gjithë do të keni mundësinë të adresoni çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre. Si Ministri e mirëpresim kontributin e të gjitha palëve të interesit, në mënyrë që këto dy projekt-ligje të ofrojnë më të mirën e mundshme”, pati shkruar Sveçla, përcjell Telegrafi.

Duke e publikuar të plotë dokumentin, Zyra e Kryeministrit ka nxjerr edhe koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga, shkruan Telegrafi.

“Situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës. Kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore, apo edhe vendimeve me të cilat rregullohen dhe përcaktohen niveli i pagave dhe kompensimeve”, thuhet në arsyetimin e konsultimit, shkruan Telegrafi.

“Sistemi aktual i pagave në sektorin publik është i fragmentuar dhe në këtë mënyrë vlerësohet se është edhe i paefektshëm, sepse nuk është i ndërtuar mbi parime Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës. Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës”, vijon Zyra e Kryeministrit.

Koeficientin më të lartë, pra 18 e ka Presidenti i vendit, pasuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vinë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës me 17.

Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të pasojnë kryetarët e komunave të tjera.

Në gjyqësor, prinë kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17. Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit.

Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Në fund, mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.

Ligji i cili ishte shpallur i i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni