Kreu Biznes Njoftimi i fundit. Sot është data e fundit që bizneset duhet ti bejnë keto deklarime

Njoftimi i fundit. Sot është data e fundit që bizneset duhet ti bejnë keto deklarime

nga Kontabilisti

Për qëllime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh), person i tatueshëm është secili person i cili është, ose kërkohet që të regjistrohet për TVSh, dhe i cili në mënyrë të pavarur zhvillon një aktivitet ekonomik në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt, pavarësisht nga qëllimi ose rezultati i atij aktiviteti ekonomik. Afati i fundit per deklarim te TVSH-se per muajin Dhjetor eshte sot pra me daten 20 Janar 2022.

Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm, kërkohet që të regjistrohet për TVSh, nëse brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej tridhjetëmijë euro (30.000€).

TVSh është e përshkallëzuar në dy norma, atë standarde prej 18% dhe normën e reduktuar prej 8%, të vlerës së furnizimeve të importuara dhe furnizimeve të brendshme të tatueshme, me përjashtim të furnizimeve të liruara dhe furnizimeve të trajtuara si eksporte.

Një transaksion është objekt i tatuarjes për TVSh në Kosovë, nëse është furnizim malli ose furnizim shërbimi, i kryer kundrejt pagesës, brenda territorit të Kosovës, nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë. Gjithashtu, importi i mallrave është objekt i tatuarjes për TVSh.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni