Kreu Ekonomi Nuk ju kanë dalë paratë nga pako emergjente, ja si duhet te beni ankesë!

Nuk ju kanë dalë paratë nga pako emergjente, ja si duhet te beni ankesë!

nga Flamur Berisha

Ministria e Financave dhe Transfereve njofton se ka hap një numër telefoni pa pagesë: 080044440 për informim të individëve/bizneseve lidhur me statusin e aplikacionit të tyre, dhe për centralizim të informatave dhe kërkesave të cilat po pranojmë në baza ditore. Thirrjet do të pranohen nga e hëna – në të premten, gjatë orarit të punës (8:00 – 16:00).

Njëkohësisht është hapur edhe email-i: ankesa.mft@rks-gov.net për pranimin e ankesave zyrtare që duhet të vijnë nga aplikantët (punëdhënësit, qiramarrësit dhe individët në rastin e masës 15), të cilëve mund të ju jenë refuzuar kërkesat, dhe këto ankesa do të shqyrtohen nga një komision i nivelit të dytë pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve nga komisioni aktual. Afati i fundit për të dërguar ankesat është 15 qershor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni


Get kontabilisti chat group | Goto kontabilisti website