Kreu Ekonomi Oda Amerikane: Keto do te jene efektet e ligjit per rimekmbje ekonomike

Oda Amerikane: Keto do te jene efektet e ligjit per rimekmbje ekonomike

nga Flamur Berisha

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) vlerëson se tërheqja e 10 për qind të Trustit nuk ka qenë praktikë e shteteve të tjera të rajonit, ani pse qytetarët mund të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve të tyre, kështu ka thënë drejtori i këtij institucioni, Arian Zeka.

Mes tjerash, ai tha se është e pakuptimtë që qytetarët të tregojnë tërë atë entuziazëm për tërheqjen e 10 për qind të Trustit sidomos duke e ditur që një pjesë e madhe e tyre kanë shuma relativisht të vogla.

“Ne si Odë Amerikane e kemi konsideruar që kjo është një masë kogja jo konvencionale në kuptimin që nuk është parë të zbatohet në njërin prej shteteve tjera aq më tepër që qytetarëve tu kërkohet që mjetet e tyre të kursyera për moshën e pensionimit t’i vënë në shërbim të rritjes së kërkesës agregate meqenëse ky është theksuar si njëri prej qëllimeve pse po zbatohet kjo masë edhe pse e njëjta është përfshirë brenda Trustit”, tha Zeka, për Ekonomia Online.

“Për ne ka qenë relativisht e pakuptimtë që qytetarët të tregojnë tërë atë entuziazëm për aprovimin e projektligjit edhe mundësinë e hyrjes në fuqi të kësaj dispozitë për tërheqjen e 10 për qind të Trustit sidomos duke e ditur që një pjesë e madhe e tyre kanë shuma relativisht të vogla të cilat mund ti tërheqin gjë që po dëshmohet gjatë këtyre viteve”.

“Qytetarët pritet që t’i shpenzojnë ato shuma të parave pavarësisht lartësisë së të tyre një pjesë e tyre janë ballafaquar me fenomenin e zvogëlimit të të ardhurave dhe ata do të kenë nevoja të cilat do të duhet t’i mbulojnë me këto mjete të Trustit”.

Sipas tij, ligji do të ketë efekt sidomos te investimet e reja të bizneseve për të cilat do të kërkohen kredi nga institucionet komerciale bankare të Kosovës.

“Ligji do të ketë efekt sidomos te investimet e reja të bizneseve për të cilat do të kërkohen kredi nga institucionet komerciale bankare të Kosovës”.

“Ne kemi konsideruar që pjesa e cila ofron mbulueshmërinë më të madhe të garancionit për këto kredi të reja është pjesa më e mirë që e përmban projektligji, shto këtu edhe ato dispozita të ligjit të cilat rregullojnë çështjen e detyrimeve tatimore që janë krijuar në vonesën e pagesës kreditore”, tha Zeka.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni