Kreu Ekonomi Oda e Hotelerisë tregon se a do të lejohen dasmat pas ditës së hënë nga Ministria e Shëndetsise!

Oda e Hotelerisë tregon se a do të lejohen dasmat pas ditës së hënë nga Ministria e Shëndetsise!

nga Flamur Berisha

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës njofton se ende nuk ka marrëveshje për mbajtjen e dasmave.

“Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë”.

Oda e Hotelierisë dhe turizmit kërkon që të përshpejtohet vaksinimi i popullsisë në mënyrë që të mund të funksionojnë të gjithë sektorët gjatë stinës së verës./Telegrafi/

Njoftimi i plotë nga Oda e Hotelerisë:

Pas takimit të kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z. Arben Vitia, kanë dalur disa rekomandime.

Sigurisht që në këtë takim OHT ka qenë me kërkesa të qarta, me ç’rast është kërkuar hapje në tërësi për të gjitha subjektet hoteliere/turistike, duke përfshirë hotelierinë, gastronominë, pishinat, sallat e dasmave, dekoret etj,.

Mirëpo, nga ky takim u premtua se Hoteleria dhe Gastronomia do të hapet me datë 18 Prill, me orar deri 22:30 apo 23:00!

Për momentin, sektori i dasmave ka mbetur pezull, dhe do të mund të funksionojnë vetëm sallat me ambient të jashtëm, ndërsa për sallat e mbyllura akoma nuk ka një kohë të cekur se kur mund të fillojnë, me gjasë mbetet deri të ndodh vaksionimi i 60% të popullsisë.

Oda e Hotelierisë dhe turizmit mbetet me shpresë në vaksinim sa më të shpejtë që të paktën gjatë sezonës së verës të funksionojnë të gjithë.

Ndërkohë, së shpejti do të bëhet publike edhe Manuali i dhënë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni