Kreu Biznes Paralajmrohet rritja e qmimit te biletave nga autobusët e Trafikut Urban

Paralajmrohet rritja e qmimit te biletave nga autobusët e Trafikut Urban

nga Kontabilisti

Ani pse do të rritet kapaciteti i autobusëve në ”Trafiku Urban”, këta të fundit kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve të biletave.

Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se biletat për udhëtarët do të ngritën për 0,10 cent më shumë.

Sipas tyre, kjo rritje e biletave po vie pas ngritjeve të çmimeve të derivateve.

“Se bashku me organet ekzekutive komunale jemi duke e analizuar gjendjen e krijuar pas ngritja se çmimit te derivateve si dhe kërkesën e BERZH për ngritje te çmimit te biletës nga 0.40 cent në 0.50 cent”, thuhet në përgjigjen e Trafikut Urban për Front Online.

Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se 51 autobusët që janë në dispozicion operojnë në 7 linja të ndryshme të kryeqytetit.

“Ju njoftojmë se flota e autobusëve e “Trafiku Urban” është e përbërë prej 51 autobusëve dhe ofrojmë shërbim me kapacitet të plotë në 7 linja te përcaktuara me vendim nga komuna e Prishtinës. Ndërmarrja ka staf profesional dhe te mjaftueshme për ofrim të shërbimit sa më cilësor ndaj qytetarëve”, thuhet më tej në përgjigje.

Stacionet e bllokuara nga taksitë ilegale, mungesa e shiritit për qarkullim të autobusëve janë disa nga sfidat kryesore të kësaj ndërmarrjeje.

“Sfidat kryesore i bartin shoferët e autobusëve te cilët hasin ne probleme te shumta ne komunikacion, në mungesë të shiritit të veçantë për qarkullim të autobusëve, në stacione te uzurpuara nga taksistët ilegal e qe na pamundësohet ofrimin i shërbimit cilësor ndaj qytetarëve, si dhe mungesa e sinjalizimit për vend ndalje të autobusëve në linjën”, kështu kanë deklaruar nga ”Trafiku Urban”.

Ndryshe, numri i autobusëve që u blenë nga ish-kryetari i komunës së kryeqytetit, Shpend Ahmeti herën e fundit ishte 21, në 2018-ën.

Ahmeti pati thënë se nëpërmjet këtij investimi do të plotësohet zotimi elektoral i tij, për 80 autobusë në pronësi publike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni