Kreu Ekonomi Pas dekretimit te ligjit. Trusti tregon daten dhe menyren e aplikimit

Pas dekretimit te ligjit. Trusti tregon daten dhe menyren e aplikimit

nga Flamur Berisha

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19 është dekretuar nga Zyra e Presidencës.

Përmes një njoftimi, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka sqaruar mënyrën e aplikimit për tërheqjen e 10-përqindëhit.

“Aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti. Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Sipas Trustit, janë katër muaj në dispozicion për aplikim.

“Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit”, përfundon njoftimi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni