Kreu Financa Pasi i shprazen raftet me vaj me qmim te lire. Market i furnizojne ato me qmime shume te larta

Pasi i shprazen raftet me vaj me qmim te lire. Market i furnizojne ato me qmime shume te larta

nga Kontabilisti

Shtrenjtimi i produkteve ushqimore po vazhdon në Kosovë.

Në qytete të ndryshme  të Kosovës kanë dërguar fotografi me çmime shumë të larta të vajit ushqimor.

Çmimet të cilat shihen në foto, variojnë nga 3 deri në 4 euro për litër vaji.

Ndryshe, çmimi i vajit mëngjesin e ditës që shkoi ka qenë rreth 1.60 euro.

Hajdari gjatë një konference për medie tha se së bashku me Autoritetin e Konkurrencës janë duke i identifikuar marrëveshjet e tregtarëve, për manipulime të mundshme me produkte në treg.

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë çmimet, por mund të marrim masa. Ne kemi marr masa të ndryshme, duke filluar nga nafta. Mund të këtë edhe devijime të çmimit në treg, ku tregtohen furnizohen ndoshta dje në Durrës, kurse sot caktojnë çmimin sipas bursës”, tha Hajdari, përcjell Telegrafi.

“Kjo nuk është fer në treg dhe përmes bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurrencës, ne do t’i identifikojmë të gjitha këto marrëveshje të përbashkëta të tregtarëve dhe produkteve të ndryshme në treg”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/


Ju gjithashtu mund të pëlqeni