Kreu Ekonomi Për sa euro do t’u rriten pensionet atyre që marrin 90 euro në muaj

Për sa euro do t’u rriten pensionet atyre që marrin 90 euro në muaj

nga Flamur Berisha

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, duke thënë se kanë vendosur për ndarjen e qindra miliona eurove për kategori të ndryshme të shoqërisë.

Në një konferencë për media, Hoti  ka njoftuar se do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro, shkruan Reporteri.net

“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro në një shumë totale prej 13. 5 milionë euro”, ka thënë ai teksa ka njoftuar se tre milionë euro janë ndarë për sektorin e gastronomisë.

Ndërkohë, Ministrja në Detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka dhënë detaje se sa do të rriten pensionet. Ajo ka thënë se rritja do të jetë për 30 euro, për të gjithë ata që e kanë pensionin nën 100 euro dhe kjo do të zgjasë për një periudhë pre tre muajsh.

“Do të ketë rritje për 30 euro për secilin që merr pension nën 100 euro, nëse dikush e ka pensionin 70 euro, në tre muajt e ardhshëm do e marrë pensionin 100 euro, apo nëse dikush ka pensionin 90 euro, në tre muajt e ardhshëm do ta marrë 120 euro”, u shpreh ajo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni