Kreu Financa Për shkak te rritjes se qmimeve, ky shtet do të subvencionojë qytetarët me nga 100 euro

Për shkak te rritjes se qmimeve, ky shtet do të subvencionojë qytetarët me nga 100 euro

nga Flamur Berisha

Qeveria franceze ka njoftuar se do të subvencionojë me nga 100 euro çdo qytetar që të ardhurat neto mujore i kanë 2000 euro ose më pak, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

“Leja e inflacionit” do të shkojë për rreth 38 milionë francezë automatikisht, përfshirë ata që nuk ngasin një veturë apo një motor.

Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit, raporton bbc.

Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin pjesën e tyre në fillim të vitit 2022, transmeton Telegrafi.

“Pagesa prej 100 eurosh do të jetë pa taksa dhe kryeministri, Jean Castex tha se do t’i kushtonte qeverisë 3.8 miliardë euro. Kjo do të ishte shumë më pak se kostoja e uljes së tarifës së karburantit, tha ai.

Evropa po përballet me pakënaqësi të gjerë pas rritjes së çmimeve botërore të energjisë, kryesisht si rezultat i kërkesës së madhe nga bizneset që po rikuperohen nga paraliza e gjatë COVID-19.

Trazirat e tregut të energjisë kanë pasur një efekt negativ, duke ndërprerë zinxhirët e furnizimit dhe duke shkaktuar disa mungesa të karburantit dhe mallrave të tjera të konsumit.Presidenti Emmanuel Macron i kanë mbetur edhe gjashtë mandat dhe rritja e çmimeve të energjisë kërcënon të shkaktojë një valë të re protestash masive.

Protestat e “jelekëve të verdhë” në vitin 2018 u përshkallëzuan shkaku i tarifës së karburantit në një lëvizje shumë më të gjerë antiqeveritare.

Castex tha se një kufi rreth çmimit të gazit për familjet do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2022, pasi çmimet botërore të energjisë pritej të bien vetvetiu.

Rreth 13 milionë pensionistë dhe dy të tretat e studentëve do të jenë në mesin e atyre që do të marrin nga 100 euro. Do të shkojë gjithashtu për rreth gjysmën e të gjithë punëtorëve, pasi 2,000 euro janë të ardhurat mesatare neto mujore.

Motoristët janë goditur nga rritja e çmimeve të karburantit: nafta është rritur në një rekord prej 1,56 eurosh për litër mesatarisht në Francë dhe benzina pa plumb në 1,62 euro për litër. 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni