Kreu Ekonomi Për shumicën e familjeve në Kosovë, tregohet barra ma e madhe financiare. Ja kush është!

Për shumicën e familjeve në Kosovë, tregohet barra ma e madhe financiare. Ja kush është!

nga Flamur Berisha

Familjet kosovare akoma vazhdojnë ta kenë barrë të rëndë financiare pagesën e kësteve mujore të kredive ndaj bankave.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me titull “Rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jeteses, 2018”,  thuhet se 61.3 për qind të ekonomive familjare e kanë barrë të rëndë financiare pagesën e borxheve për kartë kredit, blerje të madhe ose kredi të tjera.

“Sipas grafikonit shihet se për 61.3% të ekonomive familjare ishte barrë e rëndë financiare pagesa e borxheve për kartë kredit, blerje të madhe ose kredi të tjera (duke përjashtuar pagesat peng ose kredi të tjera lidhur me blerjen e shtëpisë apo banesës” thuhet në këtë raport.

Ndërkaq për 29.7 për qind të ekonomive familjare është deri diku barrë financiare. Vetëm 9.0 për qind të ekonomive familjare nuk kanë barrë financiare./Buletini Ekonomik/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni