Kreu Biznes Për subvencionim inspektorët morën deri në 70% të vlerës, vetëm 30% morën fermerët

Për subvencionim inspektorët morën deri në 70% të vlerës, vetëm 30% morën fermerët

nga Flamur Berisha

Dosja voluminoze e Prokurorisë për aferën tashmë të njohur si “Subvencionet 2021”, shfaqi dyshime të shumta korruptive.

Dyshimet shkojnë deri në atë masë sa përshkruhet se marrëveshjet në mes të fermerëve dhe zyrtarëve të AZHB-së për një subvencion shkonin deri në 70% me 30% në të mirë të zyrtarëve.Dosja e Prokurorisë përshkruan se zyrtarët e Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) merreshin vesh me fermerë që të ndanin shumën e parave të subvencionin përgjysmë e në disa raste shuma e parave është ndarë 70% për zyrtarët dhe 30% për fermerët.

Për këto dyshime dy ditë më parë nën pranga përfunduan 21 persona në mesin e të cilëve edhe fermer që dyshohet se kishin përfituar subvencione duke dhënë ryshfet.Dyshime të shumta për korrupsion dhe vepra të tjera penale janë të përfshira në këtë dosje.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni