Kreu Ekonomi Per te punesuarit me me nevoja të veçanta, a duhet te paguhet tatimi ne pagë?

Per te punesuarit me me nevoja të veçanta, a duhet te paguhet tatimi ne pagë?

nga Flamur Berisha

Neni 8, paragrafi 1, nën paragrafi 1.12 i Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton të ardhurat e përjashtuara, citojmë:

“1.12. pagat e personave me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori;”

Bazuar në dispozitën e lartëcituar, pagat e personave me nevoja të veçanta, të parapara me Ligjet përkatëse, janë të ardhura të përjashtuara.

Neni 11, paragrafi 5 i Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016, për zbatim të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton të ardhurat e përjashtuara, citojmë:

  1. Neni 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.12 i Ligjit, përcakton se paga e personit me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori, është e ardhur e përjashtuar nga Tatimi në të Ardhura Personale.

5.1. Paragrafi 5 i këtij neni aplikohet vetëm në rastet kur i punësuari posedon dëshminë nga autoriteti kompetent, e cila vërteton statusin e tij.

Bazuar në dispozitat e lartëcituara, paga e personit (të punësuarit) me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori, është e ardhur e përjashtuar nga Tatimi në të Ardhurat Personale, pra, aplikohet vetëm në rastet kur i punësuari me nevoja të veçanta posedon dëshminë nga autoriteti kompetent, e cila vërteton statusin e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni