Kreu Ekonomi Përmbajtja qe duhet te kete fatura e lëshuar nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm

Përmbajtja qe duhet te kete fatura e lëshuar nga personi i tatueshëm për personin e tatueshëm

nga Flamur Berisha
  1. Personi i tatueshëm, i cili lëshon një faturë për personin e tatueshëm, në faturë duhet të paraqes të dhënat si në vijim:
    1.1. datën e lëshimit;
    1.2. numrin rendor që mundëson identifikimin e faturës;
    1.3. numrin e regjistrimit të TVSH-së si dhe numrin fiskal të personit të tatueshëm me të cilin ai furnizon mallra ose shërbime;
    1.4. numrin e regjistrimit të TVSH-së si dhe numrin fiskal të klientit apo të blerësit, nëse klienti apo blerësi është i obliguar të paguaj TVSH-në në mallrat apo shërbimet e furnizuara për të;
    1.5. emrin dhe adresën e plotë të personit të tatueshëm dhe klientit apo blerësit të tij;
    1.6. sasinë dhe natyrën e mallrave të furnizuara, ose nivelin dhe natyrën e shërbimeve të bëra;
    1.7. datën në të cilën është bërë apo përfunduar furnizimi i mallrave ose shërbimeve, ose datën e pranimit të pagesës në llogari, përderisa ajo datë mund të përcaktohet dhe ndryshon nga data e lëshimit të faturës;
    1.8. shumën e tatueshme në të cilën është ngarkuar TVSH-ja për secilën shkallë Individuale, ose për të cilën aplikohen lirimet individuale, çmimi i njësisë duke përjashtuar TVSH-në për mallrat apo shërbimet dhe çdo ulje të çmimit dhe zbritje që nuk është përfshirë në çmimin e njësisë;
    1.9. normën e aplikuar të TVSH-së;
    1.10. shumën e TVSH-së, me përjashtim aty ku është aplikuar aranzhimi i veçantë, në pajtueshmëri me këtë ligj;
    1.11. në rast se personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime për të cilat është paraparë lirimi nga TVSH-ja, fatura duhet të tregojë dispozitën e këtij ligji, e cila e përcakton atë lirim;
    1.12. nëse personi i tatueshëm furnizon mallra ose shërbime, ku klienti është i obliguar të paguajë TVSH-në, duhet të bëhet referencë në dispozitën e aplikueshme të këtij ligji ose ndonjë referencë tjetër që tregon se furnizimi i mallrave ose shërbimeve i nënshtrohet procedurës së ngarkesës së kundërt duke u referuar në nën-paragrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4., të paragrafit 1, të nenit 52 të këtij ligji.
    1.13. një person i tatueshëm i cili ngarkon TVSH-në në skemën e marzhës së bërë për agjentët tregtar, në faturë duhet të ceket dispozita e këtij ligji sipas së cilës është ngarkuar TVSH-ja në diferencën e çmimit duke ju referuar nenit 58 të këtij ligji;
    1.14. kur zbatohet njëra nga aranzhimet speciale të zbatueshme për mallrat e dorës së dytë, punët artistike, artikujt e koleksionistëve dhe artikujt antik, duhet të bëhet referenca në nenet relevante të këtyre aranzhimeve duke ju referuar nenit 59 të këtij ligji;
    1.15. kur personi që lëshon faturën është i obligueshëm për të paguar TVSH-në si përfaqësues tatimor sipas paragrafit 5, të nenit 52 të këtij ligji, në faturë duhet të shënojë detajet e obligueshme, të cilat janë: numri i regjistrimit të TVSH-së, emri dhe adresa e tij e plotë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni